5 ushqime ideale për konsum përpara gjumit

Gjumi është një proces shumë i rëndësishëm në jetën tonë, i cili përveçse cilësor duhet të jetë i lehtë dhe i rehatshëm. Një faktor që ndikon drejtpërdrejtë në një gjumë të rehatshëm ose jo, janë dhe ushqimet që zgjedhim të konsumojmë përapara.

Qershitë.

Qershitë, janë një burim natyral i melatoninës. Studimet kanë zbuluar se qershitë ju ndihmojë të qëndroni në gjumë më gjatë dhe të përmirësoni cilësinë e gjumit tuaj.

Banane.

Bananet janë të pasura me magnez dhe po ashtu rrisin ndjeshëm melatoninën. Ato janë gjithashtu një burim i mirë i karbohidrateve për t’ju ngopur para gjumit.

Arra.

Të njohura si një burim i mirë i yndyrave të shëndetshme, arrat gjithashtu kanë një përmbajtje të lartë të melatoninës që mund të çojë në një gjumë të rehatshëm dhe të pandërprerë gjatë natës.

Kokoshkat.

Kokoshkat janë ushqimi i përsosur për t’u konsumuar në mbrëmje. Ato do të treten ngadalë, duke ju dhënë një mundësi më të mirë për një gjumë pa shqetësime.

Qumësht.

Mirë, është një pije para gjumit. Një gotë qumësht do ishte ideale por sigurohuni të mos jetë me përqindje të lartë yndyre.


Shtuar 3.04.2023 22:12

Tags: ,