Manchester United ka shprehur interesim për të nënshkruar me Jeremie Frimpong nga Bayer Leverkusen, Djajtë e Kuq janë në kërkim për një mbrojtës të ri pasi trajneri Erik ten Hag dëshiron të rindërtojë ekipin nga e para.
22-vjeçari ka luajtur 26 ndeshje këtë sezon, edhe pse nuk është një sulmues ka shënuar 8 gola dhe ka dhuruar 6 asiste.
Bayer Leverkusen mund t’i japë atij dritën jeshile për ta lënë të lirë në verë pasi “aspirinat” tashmë kanë afruar zëvendësuesin e tij. Skuadra e Bundesligës përfundoi nënshkrimin e mbrojtësit brazilian Arthur nga Amerika Mineiro të hënën.
Bayern Munchen me shumë mundësi nuk do të shfrytëzojë të drejtën e blerjes së kartonit të Joao Cancelo nga Manchester City. Në bazë të asaj që shkruajnë mediat, bavarezët nuk duken të gatshëm të shpenzojnë 61 milionë paund për anësorin.
Portugezi u afrua te klubi i Bundesligës në janar në formë huazimi dhe deri më tani ka luajtur vetëm katër ndeshje si titullar.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, bordi i Bayernit do të takohet me menaxherin e ri Thomas Tuchel muajin e ardhshëm për të diskutuar të ardhmen e Cancelo.