Presidenti i Republikës Bajram Begaj, ka dekretuar emërimin e Vlora Hyseni si drejtuese të Shërbimit Informativ të Shtetit.
Propozimi i Vlora Hysenit për tëmarrë detyrën si drejtuesja e SHISH erdhi nga kryeministri Edi Rama.
Të lidhura
None found
Vlora Hyseni ka qenë e angazhuar në udhëheqjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. Ajo është shkarkuar qershorin e vitit 2021 si zv. drejtuese e AKI nga Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani prej të gjitha funksioneve të AKI-së. Vlora Hyseni e ka udhëhequr AKI-në për katër muaj, dhjetor 2020-prill 2021. Hyseni ka punuar disa vite në Agjencinë Kombëtare të Inteligjencës së Kosovës, ku ka qenë Drejtore e Marrëdhënieve me Jashtë e më pas Zëvendësdrejtore e këtij institucioni nga viti 2019, për t’u shkarkuar më pas në mesin e vitit 2021 nga presidentja Osmani.
Në shtator të vitit 2021, Vlora Hyseni u zgjodh të punonte si këshilltare e kryeministrit Edi Rama.
Shërbimi Informativ shqiptar ka qenë thuajse një vit pa drejtues, pasi ish-kreu Helidon Bendo, u largua për një trajnim të gjatë në Shtetet e Bashkuara duke dhënë dorëheqjen dhjetorin e kaluar.

Vijon…
