Një 17-vjeçar është arrestuar në Krujë, pasi akuzohet për armëmabjtje pa leje.
Uniformat blu bëjnë me dije se adoleshenti posedonte një arme zjarri kallashnikov, krehër arme dhe 30 fishekë luftarak
Të lidhura
None found
Njoftimi i Policisë
Krujë / Finalizohet operacioni policor i koduar “Informimi”, për goditjen e një rasti të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit.
Operacioni, falë inteligjencës informative, u finalizua me vënien në pranga të një 17-vjeçari, si dhe me sekuestrimin e një arme zjarri kallashnikov dhe një sasie municioni luftarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, me mbështetjen e inteligjencës informative, për një rast të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Informimi”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
S. C., 17 vjeç, banues në fshatin Borizanë, Krujë.
Shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri kallashnikov, krehër arme dhe 30 fishekë luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme./albeu.com/






