Përfshihet nga flakët makina e një kompanie private që transporton para, detajet e para

Makina një kompanie private që transporton para ka marrë flakë në autostradën Tiranë-Durrës.

Mjeti është djegur në pjesën ku rri shoferi dhe pasagjeri, ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes mbërriti, ndërsa zjarrfikësit shuan flakët qëkishin përfshirë mjetin.

Në momentin e ngjarjes në makinë nuk kishte pasur para, ndërsa dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt elektrik. /albeu.com


Shtuar 1.04.2023 08:39

Tags: ,