“Mediat nën kërcenim”, Ambasada holandeze në Shqipëri paralajmëron veprime për lirinë e shtypit

Ambasada holandeze në Shqipëri ka paralajmëruar veprime konkrete për lirinë e shtypit dhe luftën ndaj korrupsionit.

Në Twitter kjo ambasadë ka shkruar se në kohën kur media në Shqipëri është nën kërcënim, duhet të jenë thelbësore politikat publike, modelet financiare dhe standardet e industrisë.

Ajo ka treguar se bashkë me SHBA-në po bashkëorganizon samitin për demokraci, event që synon të ndërmarrë veprime konkrete në fushën e lirisë së shtypit dhe luftës ndaj korrupsionit.

“Në momente vendimtare ku media në Shqipëri ka qenë nën kërcënime, është e rëndësishme të theksohet se ndërtimi i modeleve të financimit, standardeve të industrisë dhe politikave publike për të mbështetur qëndrueshmërinë e organeve mediatike është thelbësore”.

“Liria e Medias = Demokraci”, shkruan ambasada holandeze.

Së fundmi ka pasur reagime të shumta mbi sulmin e ndodhur në Top Channel ku mbeti i vrarë një punonjës sigurie.

/Albeu.com/


Shtuar 30.03.2023 16:20