“Ma ka marrë zemrën”, Capital T pranon publikisht se është i dashuruar (FOTO LAJM)

Mbrëmjen e djeshme ‘Në kurthin e Piterpanit’, reperi Trim Ademi i njohur ndryshe si Capital T ka ndarë me panelin e fëmijeve disa të pathëna për jetën e tij personale.

Reperi është përfolur që nga vera e kaluar për një romancë me modelen Adrola Dushi. Ata janë kosideruar si të pandarë nga njëri-tjetri, ku më pare, edhe pas pushimeve që kaluan së bashku, shkuan përsëri bashkë në SHBA, nga ku si modelja dhe vet Capitali kanë postuar momente që  i kanë bërë fansat të flasin në seksionin e komentit.

Ata janë kapur shpesh mat, mirëpo kurrë nuk e kanë pranuar publikisht në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ka qënë Capitali që mbrëmjen e djeshme i ftuar “Në kurthin e Piter Pan” ka pranuar që është në një lidhje dhe është i dashuruar.

“Ma kanë marrë zemrën. Jemi rrugës por s’kemi akoma diçka konkrete”, tha ai, ndërkohë preferoi të mos e zbulonte emrin e partneres.Epo ç’mund të themi, të gjitha rrugët të cojnë të Adrola!


Shtuar 18.05.2021 10:49