Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në Kuvend për fenomenin e shpopullimit të Shqipërisë, ku tha se në 8 vite janë larguar 35% e popullsisë, shumica shtresë e mesme.
“Kjo seancë kushtuar ujit është një turbullirë e vërtetë. E rritët çmimin ndërkohë që vendi ynë është më i pasuri e ujë në rajon. Autoritetet e vendit duhet t’ia ulin çmimin për shkak të rezervave të pafundme. Por ju rritet çmimin me pretekstin se do të sigurojmë ujë në 24 orë. Ujësejellësi i Tiranës garanton humbje 62%, i Durrësit me 71%. Pra, ju me lëvizjet që bëtë i dërguat drejt falimentimit sipërmearrjet. Por në kuadrin e të këqijave që mbillni çdo ditë, është një e keqe që po harrohet. Po kaloni në parlament një ligj ndëshkues për profesionet e lira, një ligj krijimin e kushteve për shpopullimin e Shqipërisë. Ky në Europë cilësohet akt gjenocidi. Keni përzënë në 8 vite mbi 35% të shqiptarëve dhe nuk jeni të ngopur. Tani i jep një goditjen fatale shtresës së mesme, e cila është jetike jo vetëm për sistemin por dhe një një seri shërbishesh që ju i merrni vetë jashtë. Por harroni që qytetarët shqiptarë kanë nevojë jetike për stomatologë, kontabilistë e avokatë. Ju me një firmë të lapsit doni t’i përzini nga Shqipëria. Dënoj miratimin e këtij ligji.
Por, tek po lexoj këtë fjalë para jush, më vijnë lajme se Gjykata në New Yorkut ka bërë zbulime tronditëse për McGonigal dhe lidhjet e tij me Ramën. Është vendosur që gjykata të konfiskojë pasuritë e McGonigal. Prandaj është e rëndësishme të ngrihet komisioni hetimor, për të gjetur gjithë pasuritë e tij në Shqipëri. Një hije e zezë bije mbi të gjithë ju (u drejtohet deputetëve socialistë), jo se keni lidhje të drejtpërdrejat me McGonigal, por sepse njeriu që ju mbështesi është korruptori dhe skllavi i tij. Drejtësia amerikane po gjen çdo ditë fakte të reja dhe ne këtu do të ngremë komison hetimor parlametar për të gjetur faktet se Rama del fund e krye i inkriminuar.”, tha Berisha./albeu.com