Të gjithë kemi konsumuar një sasi të pafundme kafeje në mëngjes dhe shumë të fortë, pas një nate pa gjumë? Epo, ekspertët tani thonë se nuk duhet bërë sepse nuk do t’i bëjë mirë shëndetit tuaj.
Gjëja më e keqe që mund të bëni në mëngjes, është të pini kafe të fortë me stomakun bosh. Dhe nuk po flasim vetëm për simptomat e këqija që diçka e tillë mund të ketë në vetë sistemin tuaj gastrik, por edhe diçka të re, e cila sapo ka dalë në sipërfaqe pas një studimi të bërë.
Në Universitetin e Bath në Angli, u kombinuan statistikat e gjumit të dobët dhe kafesë së fortë. Në veçanti, ata kërkuan dhe gjetën se çfarë efektesh mund të ketë një gjë e tillë në metabolizmin e njeriut. Dhe sigurisht që ia dolën.
Ajo që ata gjetën është shumë shqetësuese dhe nuk ka të bëjë me dhimbjet e stomakut, e cila është një klasike për ata që pinë kafe të fortë pa ushqim.
Studiuesit zbuluan se kafeja e fortë pas mungesës së gjumit dhe me një dietë të keqe, veçanërisht me stomak të përgjumur në mëngjes rrit sheqerin në gjak duke rezultuar në krijimin e diabetit. /albeu.com