Akuzat se po rrisin pensionet për zgjedhje, Rama-opozitës: Analfabetë politikë, ligji flet për zgjedhjet elektorale, jo ato lokale

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur opozitës, të cilët e kanë konsideruar premtimin e tij për rritjen e pensioneve pas 1 prillit, si shkelje të ligjit zgjedhor.

Sipas oozutës ligji parashikon që nuk duhet të ketë rritje apo shpërblime për administratën dhe pensionistët 4 muaj para periudhës së zgjedhjeve.

Por për kryeministrin Edi rama ky lexim i ligjit është analfabetizëm politik. Sipas tij neni që ndalon rritjen e pagave apo pensioneve 4 muaja para zgjedhjeve lidhet me zgjedhjet politike, ku flitet për periudhën para krijimit të qeverisë së re.

Postimi i Ramës:

Analfabetizmi politik është ku e ku më e keq se sa analfabetizmi real apo ai funksional! Neni që ndalon rritjen e pagave 4 muaj para zgjedhjeve lidhet me zgjedhjet politike, ku flitet për periudhën para krijimit të qeverisë së re. Leximin me zë ua bëjnë pensionistët në 14 maj?

/AlbEu.com/


Shtuar 29.03.2023 19:29