Ministria e Jashtme e Bjellorusisë ka pohuar këtë mëngjes se ishte e detyruar të strehonte armët bërthamore ruse për shkak të “veprimeve agresive” të vendeve të NATO-s.
Ministria pretendoi se anëtarët e aleancës ushtarake po kërcënonin sigurinë e saj, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.
Planet që Bjellorusia të vendosë armë bërthamore taktike ruse u njoftuan gjatë fundjavës nga presidenti rus Vladimir Putin.
Minsk pretendoi se ata nuk do të bien ndesh me marrëveshjet ndërkombëtare të mospërhapjes.
Kjo është për shkak se Bjellorusia nuk do të ketë kontroll mbi armët, tha ai./albeu.com