Të udhëtosh me autobusë në Tiranë është një mjaft i rrezikshëm me jetën, si dhe duhet të jesh shumë falenderues në çdo stacion që ndalon nëse ende nuk ke pësuar asnjë lëndim.
Mund të duket e çuditshme, apo sikur ndonjë “magji e zezë” ka pushtuar transportin urban në Tiranë, por prej rreth 1 viti aksidentet e autobusëve në kryeqytet duket sikur janë kthyer në normalitet.
Ditën e sotme një tjetër autobus i linjës Krrabë-Tiranë, doli pasi humbi kontrollin mori para dy mjete si dhe u përmbys në rrugë, ndërsa mbetën të plagosur 7 pasagjerë.
Fatmirësisht të plagosurit ndohen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë që pas testit të kryer ka rezultuar se shoferi i autobusit nuk ndodhej nën efektin e alkoolit apo të ndonjë lënde tjetër të ndaluar.
Njoftimi:
Më datë 26.03.2023, rreth orës 15:45, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi G. Q., 42 vjeç, duke drejtuar autobusin e linjës së Krrabës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit dhe si pasojë autobusi ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Vetëm një muaj më parë sërish në Tiranë një autobus i linjës “Green Line” mori shpejtësi pranë “Shallvareve” duke marrë përpara 7 makina dhe më pas u përmbyr në rrugë, ndërkohë që mbetën të plagosur 9 persona.
Pas kësaj ngjarjeje u arrestua shoferi i autobusit, i cili më pas dekalroi në polici se kishte humbur kontrollin e mejtit sepse nuk ishte ën gjendje të mirë shëndetësore.
Ndërsa një vit më parë sërish në Unazën e Vogël një tjetër urban i “Green Linea” sërish duke ecur me shpejtësi humbi konrollin, mori para një makinë dhe të dy mjetet përfunduan në Lanë.
Madje në atë periudhë kreu i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, urdhëroi që autobisi të qendronë bi lumin Lanë si instalacion, që jo vetëm tu kujtonte shoferëve se çfarë ndodh kur ecën me shpejtësi, por edhe si objekt që mund të tërhiqte vëmendjen e turistëve.
“Magji e zezë”, papërgjegjshmëri, efekt i lëndëve narkotike apo alkoolit, ende nuk dihet se çfarë ndodh me drejtuesit e autobusëve në Tiranë, por ajo që duhet të ndohë me patjetër është marrja e masave që aksidente të tilla mos ndodhin më, pasi jeta e qytetarëve si e atyre që përdorin transpirtin urban, apo dhe atyre që ecin në rrugë po rrezikohet çdo ditë e më tepër.
/Taulant Halili/ AlbEu.com/