Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së PD të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, ku janë diskutuar emrat e kandidatëve për Bashkinë e Tiranës.
Gjatë mbledhjes janë propozuar dy emra, Roland Bejko dhe Jonila Godole.
Të lidhura
None found
Bejko ose Godole do të përzgjedhen në një moment të dytë se kush do të jetë zyrtarisht kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës i cili do të garojë përballë Erjon Veliajt të PS-së dhe Belind Këlliçit të nxjerrë nga grupi i Berishës.
Gjatë mbledhjes janë zhvilluar diskutime se si duhet të veprojnë në zgjedhjet e 14 majit për bashkimin e demokratëve.
Deputetja Dhurata Çupi propozoi daljen me lista për këshillat bashkiakë, por jo me kandidatë për kryetarë të bashkive, gjë që sqaron edhe caktimin e dy emrave për Bashkinë e Tiranës.
Ndërkohë Jorida Tabaku tha se nuk kemi asnjë arsye dhe asnjë justifikim të jemi ne ato që përçajnë votën e opozitës!
