Një 53-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Greqi.
Mediat greke bëjnë me dije se shqiptari ka humbur jetën pas një aksidenti në vendin e punës, ku është rrëzuar nga skela, teksa po kryente punimet në një banesë.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po zbardhin rrethanat e ngjarjes së rëndë.