Xi-Jinping në Moskë, por kryeministri japonez vizitë surprizë në Kiev, do të takohet me Zelenskyn

Kryeministri japonez Fumio Kishida do të zhvillojë një vizitë në Kiev ku do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Kishida u pa duke hipur në një tren nga Polonia në Kiev.

Associated Press raporton se udhëtimi i papritur i Kisindës në Ukrainë vjen disa orë pasi ai u takua me kryeministrin indian Narendra Modi në Nju Delhi.

Kishida, është i vetmi udhëheqës i G-7 që nuk e ka vizituar Ukrainën.

Ai do të shprehë mbështetjen për Ukrainën dhe do të tregojë “respektin e tij për guximin dhe këmbënguljen e popullit ukrainas që ngrihet për të mbrojtur atdheun e tij”, tha ministria e jashtme.

Në bisedime, Kishida do të shprehë “refuzimin e tij absolut të ndryshimit të njëanshëm të status quo-së të Rusisë përmes pushtimit dhe dhunës dhe do të riafirmojë angazhimin e tij për të mbrojtur rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Vizita e befasishme e kryeministrit mund të shihet si një ofensivë diplomatike ndaj rivalit të vjetër, presidentit kinez Xi Jinping, i cili mbërriti dje në Moskë./Albeu.com/


Shtuar 21.03.2023 08:18