Fillimi i vitit është periudha e tenderave të vrullshëm nëpër institucione, përfshi edhe bashkitë, të cilat tani janë edhe në prag të zgjedhjeve dhe duket se kryetarët aktualë janë duke vënë në dispozicion të gjitha resurset në shërbim të votave.
AlbEu ka denoncuar deri më tani tenderët në shëndetësi, ku situata në spitale është alarmante me kompani që fitojnë kontratat publike me gati 100% të vlerës limit dhe zyrtarë që firmosin pa frikë tenderë të tillë, të cilët do të ishin një shkak i mirë për të çuar pas hekurave çdo zyrtar tjetër në botë që ndërmerr një veprim të tillë, por jo më mirë janë gjërat nëpër bashki.
Lexo: “Masakër” me fondet publike, Spitali i Vlorës merr “karton të kuq”, 840 milionë lekë pa garë: Çmenduria në letra
Bashkia e Gjirokastrës ka organizuar sëfundmi një tender me vlerë rreth 320 milionë lekë të vjetra (me TVSH) për të blerë naftë dhe benzinë për nevojat e bashkisë. Tenderi i shpallur në janar është ka tashmë fituesin, të cilët janë bashkimi i kompanive “ANEL & CO” sh.p.k & “GEGA CENTER GKG” SHPK .
Problemi i parë me këtë tender nis me faktin se nuk ka patur asnjë ofertues tjetër dhe KVO ka shpallur fituesin pa asnjë garë. Duket se “ANEL & CO” sh.p.k ka shërbyer si operator lokal për kompaninë “Gega” për të plotësuar kushtin e pasjes së një karburanti në territorin e bashkisë. Lojëra të vjetra këto me prokurimet publike.
Problemi tjetër edhe më i madh, por që rrjedh nga i pari, lidhet me faktin se bashkimi i kompanive kanë fituar tenderin me gati 99 për qind të fondit limit!
Normalisht tenderi është shpallur me “flamur të kuq” nga Open Procurement Albania me argumentin se nuk ka patur garë.
Nuk ndodh kund në botë, përveç shteteve të korruptuara deri në palcë që të bëhet një tender dhe kompania të fitojë me gati 100 të fondit limit.
Jemi në situatën ku në shëndësi, arsim, infrastrukturë si edhe pushtetin lokal, është duke ndodhur një “masakër” me fondet publike, por askush nuk merr përgjegjësi dhe “pashallarët” e institucioneve janë lënë të shijnë me taksat e shqiptarëve. /albeu.com