Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kurbin pasditen e sotme, ku një 45-vjeçar ka humbur jetën ndërsa ishte duke punuar nëofiçinën e tij..
Në një servis automjetesh në fshatin Laç, A.M, mekanik, teksa ishte duke punuar për riparimin e defektit, është zënë poshtë nga kamioni.
Për pasojë ai ka ndërruar jetë.
Njoftimi
Në një servis automjetesh në fshatin Laç, Kurbin, shtetasi A. M. 45 vjeç, mekanik në këtë servis, duke punuar në një mjet kamion, dyshohet se aksidentalisht kamioni e ka zënë poshtë dhe për pasojë shtetasi A.M, ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.