Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, reagon Greqia: Mbështesim sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Greqia është shteti i radhës që ka reaguar për marrëveshjen në Ohër, mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne e mirëpresim marrëveshjen e arritur për zbatimin e aneksit të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, tha Ministria e Jashtme e Greqisë në një postim në Twitter.

Ministria e Punëve të Jashtme përgëzoi Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian Josep Borrell dhe të dërguarin special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë Miroslav Lajçak për përpjekjet e tyre të vazhdueshme.

“Greqia mbështet me vendosmëri sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, thuhej në fund. /albeu.com


Shtuar 19.03.2023 20:48