Një 48-vjeçar me origjinë shqiptare është arratisur pasditen e së enjtes nga paraburgimi i Policisë së Magnezisë, në Greqi. Mediat greke shkruajnë se menjëherë sapo u konstatua arratisja e tij, ka nisur një operacion i forcave të policisë për ta arrestuar.
Por arratia e 48-vjeçarit zgjati shumë pak pasi ai u ndalua sërish nga policia vetëm 4 orë pas largimit nga komisariati.
Të lidhura
None found
Shqiptari ndodhej në paraburgim pasi po gjykohej në Gjykatën Penale Tre Anëtarëshe për një sërë veprash penale, përfshirë dhe dhunën në familje.
Vetëm të premten e kaluar ai u dënua me 18 muaj me kusht, pasi Gjykata e Volos e shpalli sërish fajtor për dhunë fizike në familje, kanosje, armëmbajtje pa leje dhe përdorim të tyre.
Mediat greke shkruajnë se pas marrjes së dënimit, ai kërcënoi në korridorin e gjykatë prokuroren duke i thënë se “Do të dërgoj ty në burg”./Albeu.com/
