Zyrtarja e Bashkisë së Bulqizës, Enkeleda Lleshi, është lënë në burg nga gjykata gjatë seancës së sotme, si një nga të arrestuarat për abuzimet me tenderat e ujësjellësit.
Gjatë seancës, Lleshi ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj saj, duke u shprehur se gjatë kohës që ishte në detyrën e nënkryetares së Bashkisë ka zbatuar ligjin dhe se dha dorëheqjen për shkak se nuk përballonte dot volumin e madh të punës.
“Kam zbatuar ligjin, nuk kam shkelur asnjëherë detyrën. Kam dhënë dorëheqjen nga nënkryetare dhe punoj në një drejtori në bashki. Nuk e përballoja dot volumin e madh të punës”, tha Enkelejda Lleshi.
Pavarësisht deklaratave të saj, gjykata ka është lënë në fuqi masën “arrest me burg”.