Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sekuestrimin e disa pasurive të një personi në Tiranë, pasi ka dyshime se janë siguruar nga veprimtaria kriminale në Angli.
Bëhet fjalë për shtetasin Selami Duraku, për të cilin është kërkuar sekuestrimi i disa pasurive me vlerë, po ashtu dhe në emër të familjarëve të tij.
Selami Duraku është në proces gjyqësor në Angli pasi ka qenë i arrestuar nga policia e Leicestershire/Mbretëri e Bashkuar, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.
Pasuritë zotërohen nga prindërit e Durakut si subjekt të ligjit dhe ekzistojnë prova konkrete se janë të pajustifikuara.
Prokuroria kërkon konfiskimin dhe kalimin në pronësi të shtetit, të pasurive në pronësi të shtetasve R.D., e Gj.D., si më poshtë:
– Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 103.20 m2, në rrugën Aleksandër Moisiu, Tiranë, në pronësi të shtetasit Rr.D.
– Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 100 m2, në rrugën Aleksander Moisiu, Tiranë, në pronësi të shtetases Gj. D.
– Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 17.20 m2, në rrugën Aleksander Moisiu, Tiranë, në pronësi të shtetasit Rr.D.
– Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 17.40 m2, në rrugën Aleksander Moisiu, Tiranë, në pronësi të shtetases Gj. D.
NJOFTIMI I PROKURORISE
Prokuroria Tiranë kërkon konfiskimin e pasurive të shtetasit S.D. dhe familjarëve të tij, dyshime se janë siguruar nga veprimtaria kriminale në Angli
Prokuroria Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë kërkon konfiskimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasit S.D., dhe familjarëve të tij. Pasuritë nuk justifikohen nga burime të ardhurash të ligjshme dhe dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Shtetasi S.D., është në proces gjyqësor në Angli pasi ka qenë i arrestuar nga policia e Leicestershire/Mbretëri e Bashkuar, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.
Ndërsa shtetasi V. D., është në proces gjyqësor në Angli pasi ka qenë i arrestuar nga policia e Leicestershire/Mbretëri e Bashkuar, për veprën penale të “Mashtrimit, përfshirë dhe falsifikim dokumentesh”
Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar për sa i përket pasurive të shtetasve V.D. dhe S.D., dhe familjarëve të tyre, rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tyre kriminale që ata kanë zhvilluar në Angli.
Pasuria zotërohet nga prindërit e shtetasve të sipërpërmendur si subjekt të ligjit dhe ekzistojnë prova konkrete se janë të pajustifikuara.
Në mbështetje të neneve 3, 4, 12, 21,24 dhe në vijim të Ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”,
PROKURORIA KËRKON:
Konfiskimin dhe kalimin në pronësi të shtetit, të pasurive në pronësi të shtetasve R.D., e Gj.D., si më poshtë:
– Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 103.20 m2, në rrugën Aleksandër Moisiu, Tiranë, në pronësi të shtetasit Rr.D.
– Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 100 m2, në rrugën Aleksander Moisiu, Tiranë, në pronësi të shtetases Gj. D.
– Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 17.20 m2, në rrugën Aleksander Moisiu, Tiranë, në pronësi të shtetasit Rr.D.
– Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 17.40 m2, në rrugën Aleksander Moisiu, Tiranë, në pronësi të shtetases Gj. D.
/albeu.com/