“Avion, avion …”, me shpejtësi skëterrë në rrugë, vajzat ulërasin nga frika, “Shumackeri” shqiptar nuk pyet për jetën

Adrenalina, fama, rrjetet sociale, edhe lëndët narkotike po rrezikojnë jetët e të rinjve shqiptarë.

Çdo ditë e më shumë sheh të reklamohet në rrjetet sociale makina luksoze që ecin me shejtësi tej normave të lejuara, ndërsa dëgjon audio të të rinjve që argëtohen, pa pyetur se ai mund të jetë udhëtimi i tyre fundit, apo i ndonjë personi tjetër i cili mund të jetë duke kaluar në rrugë thjeshtë në momentin e gabuar.

@albeu.com #shpejtesi #makine #avion #ulerim #frike #viral #fyp #policia ♬ original sound – ALBEU

Avion, avion, avion …”, dëgjohet teksa bërtet një i ri në tik-tok, ndërsa ka reklamuar trimërinë e radhës duke ecur me shpejtësi skëterrë në një rrugë plot me makina , të ngushtë dhe me kthesa, ndërsa në sfond dëgjon vajzat që udhëtojnë me të t’i luten nga frika që të ulë shpejtësinë.

Shoqëria shqiptare është futur në një tunel të thellë errësire dhe e ka të pamundur të dalë e të gjejë identitetin e saj që se të jep përshtypjen se ka humbur çdo gjurmë të saj.

Vetëm 10 ditë më parë 3 të rinjë humbën jetën tragjikisht në rrethrrotullimin e TEG-ut në Sauk, ngjarje e cila u duk sikur të nesërmen sensibilizoi shoqërinë dhe e zgjoi atë të reflektojë thellë, se rruga që po ndjekin po  çon në drejtim të gabuar.

Por mesa duket ai aksident si çdo vdekje apo tragjedi tjetër, tashmë vetëm 3 ditë zgjat e më pas harrohet, e të rinjtë rikthehen edhe më të uritur për të reklamuar, lluksin, shpejtësinë, forcën apo trimërinë, përballë njëri-tjetrit, familjes, shoqërisë, por edhe përballë vetë jetës.

Nuk dihet se kur do të përfundojë ky tunel i errët, nëse shoqëria nuk do të lëkundet fort e të ndryshojë rrugë, për të mirën e saj, të tashmes, por edhe së ardhmes që duket çdo ditë e më e pasigurtë.

/AlbEu.com/


Shtuar 13.03.2023 17:56