Kryeministri Edi Rama në një takim në Tiranë është ndalur te mungesa e burimeve njerëzore duke kritikuar për këtë sipërmarrjen private.
Rama u shpreh se sipërmarrja private duhet të reflektojë pa humbur kohë duke mos ju dhënë punonjësve një pjesë të pagës në bankë e pjesën tjetër nën dorë si dhe t’i paguajnë për produktivitetin e punës, përndryshe mungesa e punëtorëve do të kthehet në një sëmundje të pashërueshme.
https://www.facebook.com/ediramaal/videos/995659124932222
“Sipërmarrja private duhet të bëjë një reflektim pa humbur kohë, sepse duke shtrënguar drën më shumë se çduhet dhe në vijimsi duke i lëbë gjithonë të fundit, pagat për të punësuarit e vetë, fatkeqësisht i ka hapur vetes muaj pas muaji, vit pas viti, një gropë, që nëse nuk nxiton ta mbyllë sot, do të bëhet e pambyllshme. Një gropë që vjen si rezultat i humbjes së kapitalit njerëzor. Sipërmarrja nuk mund të vazhdojë t’i japi të punësuarit të vetë një pjesë të pagës përmes bankës, një pjesë të pagës nën dorë. Nuk mund të vazhdojë t’i nënpaguajë të punësuarit në raport me atë që është produktiviteti i vetë. Sipërmarrëit tanë nuk mund të vazhdojnë të bëjnë gjithçka edhe përtej gjithçkaje që është e nevojshme. Sepse ajo që ka filluar sot të ndjehet është vetëm alarmi i fundit, humbja e burimeve njerëzore. Ajo që deri dje ishe një problem, sot rrezikon të kthehet në një sëmundje të pashërueshme. Problemi që kishte vende pune dhe skishte profesionistë, sot rrezikon të kthehet në një problem që ska punëtor, aq me tepër në kushtet kur bota, po marr Gjermaninë si destinacion kryesor, po hyn në një fazë krize pikërisht për punëtorë. Parapërfytyroni se në çfarë presioni mund të gjendet Shqipëria në një periudhë kohë që është jo më shumë sesa pak vite. Prandaj të gjithë duhet të vrapojmë sot më shumë”, tha Rama.