Tirana u trondit nga breshëria e plumbave mbrëmjen esë dielës në 12 mars, pasi një gua dhe 5 persona të tjerë mbetën të plagosur në një lokal në zonën e Don Boskos, gjithashtu e lënduar në orë nga ciflat e xhamit mbeti edhe mbesa 10-vjeçare e viktimës Mimoza Paja.
Të plagosur mbetën Sahit Murati, Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të cilët ndodhen në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve, gjendaj e tyre aktualisht paraqitet stabile.
Babai i Emanuelit, i tronditur nga kjo ngjarje u shpreh: “Kam djalin. Emanuelin. Është më mirë. Ka shpëtuar, është jashtë rrezikut për jetën. Po pinte kafe. Ishte në lokalin e lagjes,”- tha ai.
/AlbEu.com/