Çan barrierën dhe fluturon në ajër, video 3D e aksidentit tragjik në Sauk ku humbën jetën 3 të rinj (VIDEO)

Eksperti i njohur Alfred Hasanaj, ka modeluar skemën 3D të aksidentit tragjik të një nate më parë pranë rrethrrotullimit të TEG në Sauk, ku humbën jetën 3 të rinj, dhe mbetën të plagosur 2 të tjerë.

Siç shihet edhe në skemën e videos 3D, makina Audi A8, vjen me shpejtësi, çan barrierën mbrojtëse, ndërsa fluturon në ajër dhe bie në krahun tjetër të nënkalimit mbi kofanon e një makine.

Kujtojmë se nga aksidenti tragjik, humbën jetën Klevis Ruçaj, që ishte shoferi dhe dy vajzat, Eriselda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroi, 23 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë.


Shtuar 10.03.2023 21:42