A do të dalësh në zgjedhje krah për krah Sali Berishës? Përgjigjet Alibeaj

Në emisionin “Open” Enkelejd Alibeaj u shpreh se për të mundur regjimit të gjithë qytetarët duhet të bëhen bashkë, gjithashtu edhe opozita.

I pyetur nëse do të dalë në zgjedhjet lokale të 14 majit krah për krah me ish-kryeministrin Sali Berisha, Alibeaj tha se PD ka nevojë për çdo pjesë të opozitës duke mos pranuar të japë një përgjigje të drejtpërdrejtë.

Pjesë nga diskutimi:

Alibeaj: Paskan luksin që ti thonë një pjese të madhe të qytetarëve se nuk ju dua sepse jam shumicë brenda partisë. Unë mendoj që nuk na mjafton bashkimi por vota e qytetarëve për të mundur regjimin.

Rakipllari: Do dalësh krah Berishës për t’i prezantuar kandidatët?

Alibeaj: Kemi nevojë jo vetëm për çdo pjesë të mundshme brenda partisë dhe opozitës, por edhe qytetarëve që nuk janë të angazhuar në politikë dhe askush nuk duhet të ketë luksin, duhet të pranojë çdo ofertë të sinqertë për të bashkuar njerëzit. Kemi rastin e Igi Carës në Durrës.

Rakipllari: Nëse ai nuk do kandidojë me siglën e PD do nxjerrësh kandidat përballë tij?

Alibeaj: Po.

Rakipllari : Këtë do Rama.


Shtuar 9.03.2023 23:12