Muzeu i Luvrit u pushtua nga një grup sindikalistësh, gjatë një mobilizimi për pensionin në kryeqytetin francez.
Skenat që u zhvilluan dhe po bëjnë xhiron e internetit zbulojnë një situatë që kufizohet me surrealitetin.
Gjatë një demonstrate në Paris, sindikalistët demonstruan përpara pikturës së Da Vincit, Mona Lisa.
Krahu kulturor i Konfederatës së Përgjithshme të Sindikatave të Punës, CGT-Culture, postoi video të protestës në Twitter.
Në të shihet një grup duke valëvitur flamujt e sindikatave brenda sallave të muzeut.
#CGTCulture #CGT #culture @UFSE_CGT @SNAM_CGT @fpcgil_internaz @CGT_RadioFrance @FPCGIL_RLMibact @cgt_spectacle @synptac @CgtBnf @CgtSgpa @SnjCgt @FpCgilNazionale @roma7maggio @PCSCultureGroup @EPSUnions
8 mars musée du Louvre pic.twitter.com/90mcqRqdD7
— CGT-Culture (@cgt_culture) March 8, 2023
Më shumë se 1,000,000 njerëz dolën në rrugët e qyteteve franceze në marshimin më të madh të sindikatave që nga fillimi i protestave në janar kundër reformës së pensioneve dhe planeve të Emmanuel Macron për të rritur moshën e daljes në pension në 64 vjeç.
Policia përdori gaz lotsjellës në Paris, ndërsa përleshje të vogla ndodhën në Nante. Megjithatë, shumica e 260 demonstratave të organizuara nga sindikatat në të gjithë Francën ishin paqësore.
“Qeveria duhet të ketë parasysh reagimin. Duke parë kaq shumë njerëz në rrugë, ata kanë shumë vështirësi për të shpjeguar dhe për të kaluar reformën e tyre”, tha kreu i sindikatës CFDT, Laurent Berger, në krye të marshimit në Paris.
#CGTCulture #CGT #culture @UFSE_CGT @SNAM_CGT @fpcgil_internaz @CGT_RadioFrance @FPCGIL_RLMibact @cgt_spectacle @synptac @CgtBnf @CgtSgpa @SnjCgt @FpCgilNazionale @roma7maggio @PCSCultureGroup @EPSUnions
8 mars musée du Louvre pic.twitter.com/zRJs4Skr7F
— CGT-Culture (@cgt_culture) March 8, 2023
Sipas ministrisë së brendshme, 1.28 milionë njerëz morën pjesë në marshime anembanë Francës, duke i bërë demonstratat e së martës më të mëdhatë në dekada, megjithëse sindikata CGT vendosi numrin e pjesëmarrësve në 3.5 milionë.
Për momentin, megjithatë, duket se nuk ka gjasa që protestat e së martës të ndikojnë te Macron, i cili e ka bërë reformën e pensioneve një prioritet në agjendën e tij që nga marrja e pushtetit në 2017, në mënyrë që të vendosë frenat në deficitet e parashikuara për disa dekada të ardhshme.
Analistët besojnë se presidenti centrist i Francës është i vendosur të vazhdojë përpara, me parlamentin gati të votojë mbi projektligjin që në fillim të javës së ardhshme.
Marshimet e reja janë paralajmëruar për të shtunën e ardhshme./albeu.com