Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendos nesër mes Enkelejd Alibeajt dhe Sali Berishës se cila prej dy Partive Demokratike do të zyrtarizohet në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Indrit Sefa, avokati dhe përfaqësuesi ligjor i PD-së, i ftuar në Rtv Ora, tha se nuk ka dy parti demokratike.
“Nuk ka dy parti, ne jemi Partia Demokratike. Dhe kjo është vërteta që ka faktuar dhe Gjykata e Apelit e cila ka zhbërë të gjitha vendimet e mëparshme. Dhe kjo do të njihet edhe nesër në KQZ”, tha Sefa.
Më 3 mars 2023, Gjykata e Apelit, riktheu për gjykim në shkallën e parë çështjen e Partisë Demokratike, duke i dhënë të drejtën e firmës Enkelejd Alibeajt./Albeu.com.