Është mbajtur sot në Gianitsa ceremonia mortore për 23-vjeçaren shqiptare Efigjenia Micko, e cila humbi jetën gjatë tragjeisë së përplasjes së trenave pak ditë më parë në Larisa.
Mediat greke bëjnë me dije se në ceremoni morën pjesën një numër i madh qytetarësh të qytezës krahas të afërmve dhe perfaqësuesve nga kisha.
Efigjenia ishte mes dhjetëra viktimave nga aksidenti më i rëndë i dekadave të fundit në Greqi teksa një tren mallrash dhe një pasagjerësh u përplasën në Larisa.
Krahas saj dyshohet se janë edhe katër shqiptarë të tjerë që kanë humbur jetën nga kjo tragjedi. Mes tyre është edhe një djalë, i cili është shpallur i humbur.
Ajo po udhëtonte me partnerin e saj, i cili u shpëtua i plagosur, ndërsa teksa po e nxirrnin nga rrënojat, ai i kërkoi ndihmë për të dashurën e tij që ishte ende brenda.
Njerëzit e saj po bëjnë thirrje që përgjegjësit për përplasjen e trenit që vrau dhjetëra fëmijë të vegjël të mbajnë përgjegjësi.
Avokati i familjes, i cili ka qenë edhe ai që ka bërë të ditur se 23-vjeçarja është gjetur e vdekur, ka deklaruar se familja e të ndjerës është e shkatërruar dhe e tronditur nga vdekja e saj e parakohshme. /albeu.com