Misteri mbi “makinerinë vrasëse”, Dan Hutra dyshohet për krime të tjera para vrasjeve të bujshme

Sot është duke u seanca gjyqësore për Dan Hutrën, autor i vrasjes së 3 vrave dhe plagosjes së 3 të tjerave. Trupa gjykuese vendosi që gjyqi të mbahej me dyer të mbyllurapër shkak të peshës së ngjarjes.

Ndërkohë që prokurorët e kanë të qartë dinamikën e vrasjeve dhe plagosjeve të kryera nga Hutra disa ditë më parë, mësohet se ata janë duke hetuar edhe për implikime të tjera të tij gjatë muajve të lirisë.

Ka dyshime se pasi kreu 16 vite burg për vrasjen e gruas së tij, Dafina Havalja, të cilën e masakroi me thikë, në maj të 2021 ai u la i lirë, ndërsa mendohet se deri në qershor të 2022 mund të ketë kryer të tjera vepra kriminale.

Po ashtu mësohet se asnjë avokat nuk ka marrë mbrojtjen e tij për procedurë, ndaj sot në gjykatë është vendosur një përfaqësues nga shteti, për t’u zhvilluar dhe seanca gjyqësore për të dhënë masën. /albeu.com


Shtuar 4.03.2023 11:08

Tags: