Përfaqësuesi ligjor i grupimit të Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefa ka folur për mediet pas vendimit të Gjykatës së Apelit për drjetimin e PD.
Gjykata vendosi rikthimin e çështjes në Gjykatën e Shkallës së Parë me një tjetër trupë gjykuese.
Sefa, në fjalën e tij për gazetarët pas vendimit të marrë nga Apeli për vulën e PD, tha se ditën e hënë do të regjistrohen në KQZ dhe se PD vazhdon të drejtohet nga organet legjitime të saj.
Sefa: Sot gjykata vendosi rikthimin e çështjes në shkallën e parë me një tjetër trup gjykues. Ankimi i PD i përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, u pranua, do të gjykohet nga një tjetër trup gjykues. PD vazhdon të drejtohet nga organet legjitime të saj, do regjistrohemi ditën e hënë në KQZ.
Gjykata nuk ka asnjë mundësi të marrë vendim si Zhukri. Nuk ka gjyqtar në republikën e vendit të marrë atë vendim. PD ka organet legjitime të saj të cilat do vazhdojnë drejtimin e partisë. Nuk është çështje godinash dhe vulash, por mentaliteti. Legjitimiteti i drejtimit të partisë u certifikua sot. PD ka një seli dhe është ajo zyrtarja.
Organet legjitimet të PD-së administrojnë infrastrukturën e PD-së. Edhe një herë mos më kërkoni të shpreh Nëse nuk e kuptoni unë nuk flas personalisht për vendime kolegjiale. Besoj se PD e ka mbyllur një herë e mirë që këto vendime i merr një person i vetëm. Kodi zgjedhor është i qartë, na e lini neve juristëve në dorë. PD do regjistrohet, pak por e sigurtë.
Afatet i përcakton gjykata. Unë nuk mund të flas për fitore apo gjysmë fitore, të gjitha palët duhet të reflektojnë. PD e ndihmon që të gjithë pjesët e saj të reflektojnë dhe të shërbejnë për demokratët. Vendimin e gjykatës nuk e ka në diskrecion asnjë individ, janë vendime të zbatueshme. Mos u shqetësoni për teknikalitete se si do marrim njoftimet nga KQZ. Nuk është betejë për zyra, është betejë për legjitimitetin”/Albeu.com./