“Big Brother të lajmërojë policinë”, çfarë ndodhi dje gjatë largimit të Evës (VIDEO)

Eva Alikaj u skualifikua një ditë më parë nga shtëpia e ‘Big Brother VIP Albania’. Largimi i menjëhershëm u bë për shkak të fjalorit kërcënues që ajo përdori ndaj Luizit, duke i thënë: Ta çaj kafkën.

Mirëpo në fund ajo e pranoi vendimin e më pas nisi të bënte gati valixhet. Teksa ishte në dhomën e grimit, ajo tha se ka shumë rroba për të marrë e se do largohet kur të dojë. Me ton kërcënues, Eva i tha Maestros se do largohet kur të dojë, e nëse do duhet, produksioni të lajmërojë edhe Policinë nëse do.

Eva: Kam shumë rroba, do iki kur të më dojë qefi, po deshën të marrin Policinë. Kam shumë rroba…

Maestro: Do shkosh t’ua komunikosh te dhoma e rrëfimit?

Eva: Jo mo nuk do shkoj.


Shtuar 2.03.2023 12:41