Spektakël dhe gola, Juventus fiton derbin me Torinon dhe i afrohet zonës europiane

Juventusi ka triumfuar me rezultatin 4-2 në derbin ndaj Torinos, në një duel spektakolar, teksa tashmë bardhezinjtë e shohin veten vetëm 6 pikë larg Atalantës së vendit të gjashtë, vend ky që të çon në Ligën e Konferencës.

Edhe pse e dënuar me -15 pikë, skuadra e Alegrit duket se ka rilindur, duke siguruar triumfin e katërt radhazi në kampionat, duke u shndërruar në një “kockë” të fortë.

Edhe pse Torino u gjend dy herë në avantazh, me Karamoh dhe Sanabria në minutat 2 dhe 43, Juventusi arriti të përmbyste gjithçka me Kuadradon, Danilon, Bremer dhe Rabiot.

Një detaj tjetër interesant është edhe rikthimi i Pogba në fushën e lojës, pas një mungese të gjatë, ylli francez, u fut në minutën e 69-të në duelin e sotëm.

Përballjen e radhës Juventusi do e luajë në transfertë ndaj Romës, që mban vendin e pestë me 9 pikë më shumë se bardhezinjtë.


Shtuar 28.02.2023 23:09