“Luiz nuk e ka sinqerisht me Kiarën”, kështu është shprehur Olta sonte në lidhje me marrdhënien mes çiftit.
Gjatë një diskutimi me Nitën, Olta tha se Luizi nuk është në terezi dhe se nuk e meriton Kiarën.
“Kiara është alamet goce, e torturoi, gjynah”, thotë Olta.
Gjatë mbrëmjes së djeshme Kiara Tito i ka mbajtur qëndrim Luiz Ejllit, pasi ky i fundit arriti që të prishte misionin sekret të vajzave përmes saj.
Vajzat nuk duhej që t’u flisnin djemve, por këta të fundit e kuptuan dhe nisën misionin e tyre që t’u prishnin lojën atyre. Në një moment Luizi zë Kiarën në një cep të lavamanit të tualetit dhe nuk e lë që të dalë nga aty.
Pavarësisht tentativave të vajzave për ta ndihmuar Kiarën, ato nuk ia arritën qëllimit. Kur e panë se Tito nuk po ndihej mirë, vajzat i thanë që të fliste me Luizin.
Duke qenë se sipas Kiarës, Luizi nuk e kuptoi se ajo realisht po ndihej keq aty dhe bëri çmos për t’i prishur lojën, i ka mbajtur qëndrim.
Sfida e djshme ka sjellë dinamika të reja mes çiftit me debate të njëpasnjëshme. Po ju si mendoni a do të pajtohet Kiara me Luizin?
/albeu.com/