Roma ka pësuar disfatë 2-1 në transfertë ndaj modestëve të Cremoneses.
Vendasit ia dolën të surprizojnë musafirët në minutën e 17-të, me golin e Tsadjout F. Në fillimin e pjesës së dytë, trajneri Mourinho përjashtohet me karton të kuq, për shkak protestash.
Ekipi romak reagon dhe vendos ekuilibrat me Spinazzolan, 15 minuta nga fundi. Titullar në këtë takim ishte Marash Kumbulla, duke dhuruar paraqitje pozitive.
Ciofani shndërron në gol një penallti, në të 82-tën, goditje e fortë për Romën.