Kuvendi i Maqedonisë së Veriut voton ministrat e rinj, ASH zyrtarisht pjesë e qeverisë

Me 65 vota “për” Kuvendi pas 14 ditësh debat votoi rikonstruimin e Qeverisë.

Me propozimin e kryeministrit Dimitar Kovaçevski, për ministër i Drejtësisë u zgjodh Krenar Lloga, ministër i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ministër i Shoqërisë Informatike, Azir Aliu dhe ministre e Ekologjisë, Kaja Shukova.

Për ministrat e Aleancës për Shqiptarët votoi edhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi. Deputetët e opozitës maqedonase nuk votuan. /alsat.


Shtuar 28.02.2023 08:13