Kandidatët e Berishës apo Alibeajt, kë do mbështesni në zgjedhje? Agron Duka tregon pozicionin e PAA

Kreu i PAA, Agron Duka, ka deklaruar se forca e tij politike do të garojë e vetme në zgjedhjet vendore të 14 majit për këshillat bashkiakë.

I ftuar në “Log.”, Duka tha se është kodi Zgjedhor ai që i detyron të garojnë të vetëm dhe jo në koalicion.

ndërkohë i pyetur se kë nga kandidatët për kryetar Bashkie do të mbështesë ata të Enkelejd Alibeajt apo ata të Sali Berishës, Duka tha se ai është sot në opozitë me qeverinë dhe jo prej atyre të dyve.

Dua të sqaroj pse ne dalim vetëm për këshillat bashkiakë. Kodi Zgjedhor na detyron që të dalim vetëm. Mundet përshembull që një këshilltar në Korçë mund të ketë edhe bindje të majta. Ne s’kemi as mundësi dhe energji për të shpenzuar në disa vende që nuk kemi një kandidat relevant. Aty ku mendojmë që kandidatët tanë kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve, si Durrësi, Elbasani dhe Shkodra.

Këtu ne më shumë se kudo tjetër ne kemi njëfarë peshe në Durrës. Unë kam kandiduar me listat e PD-së. Dy herë që kam qenë mazhoritar, kam marrë disa mijëra vota. Nuk janë vetëm të miat. Ne jemi munduar që të kemi një kauzë. Ne merremi me çështjet ambientaliste dhe bujqësisë. Ky është qëndrimi i PAA-së dhe i imi. Unë në krah të Sali Berishës nuk kam qenë asnjëherë. Unë jam në opozitë.

Unë opozitar nuk jam nga saliu, por jam votuar për të qenë në opozitë. Aq vota kam marrë. Unë e kam thënë kudo, që nuk paragjykoj asnjë lëvizje që bëhet brenda mandatit. Por unë nuk e bëj. Ne na kanë votuar për këtë punë, ndaj do rri në opozitë. Kam dhe unë pakënaqësitë e mia për qeverinë. Nuk jemi në opozitë prej Berishës apo Alibeajt. Kodi Zgjedhor, meqë nuk na lejon të kemi koalicione, do dalim më vete në zgjedhje. Aty ku kam mundësi për të ndihmuar opozitën për votimin mazhoritar, do e ndihmoj. Ne e kemi taksative që të dalim me siglën e PAA-së”, tha Duka.

/AlbEu.com/


Shtuar 27.02.2023 21:54