Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialsite, Taulant Balla ka deklaryar nga Fieri se Bashkimi Evropian ëhstë në procesin për të shpallur “Non Grata” Sali Berishën.
Ai tha se pas SHBA dhe Britanisë së Madhe, gjasat që edhe Bashkimi Europian ta shpallë ‘Non Grata’ Sali Berishën për korrupsion dhe minim të demorkacisë
Më tej Balla iu referua 3 marsit, duke thënë se lur Berisha dhe Meta të protestojnë, mazhoranca do të jetë në Kuvend për mocion me debat, lidhur me çështjen McGonigal dhe lidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama.
“I vetmi që duhet të kërkojë vrimë kur të futet në këtë moment është Berisha, në Amerikë dhe Angli, as noti nuk e ndihmon. Siç po duhen bathët, edhe BE është në procesin për ta shpallur ‘Non Grata’ për korrupsion të lartë. Berisha ka 33 vite që saboton interesat kombëtare të shqiptarëve. Personat që janë vetë nën akuzë, siç është Sali Berisha dhe Ilir Meta, t’i lënë akuzat për të tjerët dhe të merren me hesapet që kanë me drejtësinë. Ka një shpresë të madhe se drejtësia, edhe pse e vonuar po i rikthehet çështjeve me shumë rëndësi që ka sfida e madhe e drejtësisë. Uroj që t’i shkohet deri në fund, çështjes CEZ-DIA”, tha Balla./Albeu.com/