Kërcënoi me jetë avokaten dhe përmbaruesin në Sarandë, shpallet në kërkim adoleshenti

Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim një 17-vjeçar nga fshati Berendesh. Adoleshenti akuzohet se ka kërcënuar një përmbarues dhe një avokate, të cilët kishin shkuar në këtë fshat për ekzekutimin e vendimit për prishjen e banesës.

Në momëntin që avokatja dhe përmbaruesi kanë mbërritur para objektit ata janë këcënuar dhe shantazhuar nga adoleshenti, për të cilin më pas është bërë denoncim në polici.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim një shtetas 17 vjeç, pasi ditën e djeshme, në fshatin Berdenesh, ka kanosur për shkak të detyrës, shtetasin E. M., me detyrë përmbarues dhe shtetasen E. K., avokate, të cilët kishin shkuar në këtë fshat, për të ekzekutuar vendimin e Gjykatës, për prishjen e një objekti”, njofton policia.

/AlbEu.com/