Berlini mirëpret vizitën e Biden në Ukrainë: Ishte mesazh i mirë

Vizita e sotme e presidentit amerikan Joe Biden në Kiev, pak ditë para përvjetorit të parë të pushtimit rus, u cilësua nga zëdhënësi i qeverisë Stephen Hempstreit si një mesazh i mirë”për kohezionin perëndimor dhe solidaritetin me Ukrainën.

Ndërkohë, kancelari Olaf Solz do të takohet me Joe Biden më 3 mars, në Uashington.

Sipas Hebstreit, Scholz do të marrë pjesë të premten edhe në një telekonferencë të liderëve të G7, e cila do të zhvillohet me rastin e plotësimit të një viti nga fillimi i luftës në Ukrainë.

I pyetur nëse takimi i G7-ës dhe vizita e ardhshme e kancelarit në SHBA synojnë koordinimin e dërgesave të pajisjeve të reja në Ukrainë, zëdhënësi i qeverisë gjermane u kufizua duke thënë se bisedimet për shpërndarjen e armëve gjithsesi ishin në vazhdimësi dhe nuk janë temë e Scholz në takim dypalësh me Presidentin Biden. /albeu.com


Shtuar 20.02.2023 15:20