Në tetë shkolla në Shkup dhe dy në Prilep janë duke u zhvilluar kontrolle të sigurisë, pasi mëngjesin e sotëm në adresat e tyre elektronike arritën kërcënime për mjet të vendosur shpërthyes.
“Sot, deri në orën 09:30 është raportuar se në adresat elektronike të tetë shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për mjet të vendosur shpërthyes. Po ashtu, kërcënim ka pasur edhe në dy shkolla në Prilep. Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të objekteve dhe po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Ndër shkollat e Shkupit që janë nën evakuim të sigurt janë gjimnazet “Josip Broz Tito” dhe “Nikola Karev” dhe shkolla e mesme elektroteknike “Mihajlo Pupin”./alsat