Autoritetet greke kanë shkatërruar një bandë kriminale që trafikonte gra nga Amerika Latine në Greqi, të cilat më pas i shfrytëzonin për prostitucion.
Mediet lokale bëjnë me dije se banda e trafikantëve përbëhej nga 15 persona, 8 prej tyre u arrestuan.
Ndërkohë mësohet se drejtuesi i bandës ishte shqiptar.
Po ashtu pjesa tjetër e bandës janë shtetas të huaj, pjesa më e madhe dyshohet të jenë shqiptarë.
Autoritetet kanë rënë në gjurmët e bandës pasi një nga gratë që shftytëzohej për prostitucion është ankuar në Organizatën Joqeveritare “A21”, shkruan albeu.com.
Banda “peshkonte” gra nga vendet e Amerikës Latine, të cilat kishin probleme financiare dhe i sillte në Greqi.
Më pas banda i vendoste gratë në hotele të ndryshme të Athinës dhe i detyronin të punonin si punonjëse seksi.
Gjithashtu banda kishte ngritur një call center për të gjetur klientë për punonjëset e sekseit.
Call ceneteri ishte regjistruar si kompani ndërtimi në pronësi të kreut të bandës. Për gjetjen e grave që ranë pre e prostitucionit dhe arrestimin e anëtarëve të organizatës kriminale, u kryen operacione në tre hotele në zona të ndryshme të Atikës, ku ndodheshin 15 gra dhe vajza, shtetase të Brazilit, Kolumbisë, Venezuelës dhe Marokut.
Sipas njoftimit përkatës, puna e policisë greke është mbështetur nga policia kolumbiane si dhe nga OJQ-të aktive në vend./albeu.com/