Lufta në Ukrainë, Macron: Rusia duhet të “mposhtet”, por jo të shkatërrohet

Presidenti francez, Emmanuel Macron, është shprehur se dëshiron humbjen e Rusisë, por jo shkatërrimin e saj.

Duke folur për mediat franceze, Macron u kërkoi vendeve perëndimore të rrisin mbështetjen ushtarake për Kievin dhe tha se ai ishte i përgatitur për një luftë të zgjatur.

“Unë dua që Rusia të mposhtet në Ukrainë dhe dua që Ukraina të jetë në gjendje të mbrojë pozicionin e saj. Unë nuk besoj, siç bëjnë disa, që ne duhet ta shkatërrojmë plotësisht Rusinë, ta sulmojmë atë në tokën e saj. Disa vëzhgues duan mbi të gjitha të shtypin Rusinë. Ky nuk ishte dhe nuk do të jetë kurrë qëndrimi i Francë” tha ai.

“Vëzhguesit” duket se janë, për presidentin francez, ata që, kryesisht në Evropën Lindore, kritikuan ashpër, në maj 2022, deklaratën e tij se Rusia duhet “poshtëruar”, shkruan BBC.

Komentet e presidentit francez erdhën pasi liderët botërorë u mblodhën në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku lanë premtime për të përshpejtuar furnizimin me armë në Kiev dhe për të vendosur sanksione më të ashpra ndaj Moskës.

Macron argumentoi gjithashtu se “asnjë nga të dy palët nuk mund të mbizotërojë as Ukraina, as Rusia, sepse rezultatet e mobilizimit nuk janë aq të rëndësishme sa parashikuan dhe ata (Rusia) kanë mundësi të kufizuara”.

Emmanuel Macron tha gjithashtu se “të gjitha opsionet e tjera përveç Vladimir Putin në sistemin aktual” i dukeshin “më keq” se presidenti rus, duke aluduar për kreun e Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev dhe themeluesin mercenar të Ëagner, Yevgeny Prigozhin./albeu.com/


Shtuar 19.02.2023 07:54

Tags: