Një 25-vjeçar nga Berati është arrestuar mbrëmjen e sotme nga piolicia.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “The shadow” u vu në pranga Andrea Zerollari.
Sipas policisë, Zerollari ishte kthyer në “makthin” e banorëve të qytetit, për shkak të vjedhjeve që kryente gjatë natës nëpër banesa.
Janë dokumentuar 4 vjedhjeve banesash, të kryera dy netët e fundit, ku kishte grabitur vlera monetare dhe pajisje të ndryshme elektronike.
Zerollari, i dënuar 3-herë më parë për vjedhje, u kap në flagrancë gjatë tentativës për t’u futur në një banesë private në zonën e “Bregut të lumit”.
Ai ishte prej disa ditësh nën vëzhgim nga policia, që kishte siguruar në rrugë operative informacionin për vjedhjen që do të kryente 25-vjeçari mbrëmjen e sotme.
Policia po punon edhe për zbardhjen e disa vjedhjeve të tjera banesash, që dyshohet se autor është Zerollari./Albeu.com/