Amos Zaharia bie në “kurth”, aktori s’pranon të japë asnjë qindarkë për surprizën e Luizit dhe Kiarës (VIDEO)

Amos Zaharia s’do paguante asnjë qindarkë për të surprizuar Luizin dhe Kiarën. Kjo u zbulua gjatë rrengut që iu bë në ‘Top Albania Radio’. Ish-konkurenti i ‘Big Brother VIP Albania’ u telefonua nga Anxhela, e cila i tha se po kërkon të mbledhë disa para nga të eleminuarit për të ngritur një balonë në shtëpinë e ‘BBV’.

Amos i tha se e ka të pamundur të paguajë 215 euro, ndërsa kur mësoi se balona do ngrihet për Luizin dhe Kiarën shtoi se nuk do ta bënte pasi ata kanë qënë kundërshtarët e tij në lojë.

Anxhela: Po i mbledhim të gjitha paratë nga të eleminuarit. Ne kemi mbledhur, 785 euro, na duhet që ta plotësojmë 1 mijë euro për të ngritur balonën, na duhet 215 euro nga ana juaj.

‘Për momentin e kam çik të vështirë të them të drejtën, për momentin e kam të pamundur’– thotë Amos.

Anxhela: Po nëse mund ta shtyjmë, se ne këtë surprizë duam t’ja bëjmë Kiarës dhe Luizit.

Amos: Aq më tepër për Luizin dhe Kiarën, kam qënë kundërshtari i tij.

Anxhela: Mbase për t’i treguar të gjithëve se ajo ishte një lojë…

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)