Dështon votimi i parë për kreun e Kushtetueses

Këtë të mërkurë është zhvilluar mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese.

Por në përfundim të këtij procesi asnjë nga kandidatet nuk mori shumicën ligjore prej të paktën 5 votash.

Raundi i dytë i votimeve do të zhvillohet më 17 shkurt në orën 10:00.

Njoftim për shtyp

Sot, më 15 shkurt 2023, Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në zbatim të parashikimeve ligjore, zhvilloi seancën për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese.

Pas prezantimit të platformave dhe vizioneve të kandidateve, Fiona Papajorgji, Marjana Semini dhe Holta Zaçaj u vijua më tej me raundin e parë të votimit. Në përfundim të këtij procesi asnjë nga kandidatet nuk mori shumicën ligjore prej të paktën 5 votash.

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka vendosur të zhvillojë raundin e dytë të votimit në datën 17 shkurt 2023, ora 10:00.

Gjykata Kushtetuese ka nisur procedurat për zgjedhjen e kreut të ri të këtij institucioni. Mësohet se emrat që kanë shprehur interes janë Fiona Papajorgji, Marjana Semini dhe Holta Zaçe.

PËRBËRJA E GJYKATËS KUSHTETUESE
1. Marsida Xhaferllari, anëtare
2. Dr. Fiona Papajorgji, anëtare
3. Dr. Elsa Toska, anëtare
4. Sonila Bejtja, anëtare
5. Dr. Sandër Beci, anëtar
6. Ilir Toska, anëtar
7. Gent Ibrahimi, anëtar
8. Prof. Dr. Marjana Semini, anëtare
9. Holta Zaçaj, anëtare

/Albeu.com./