Shefi i NATO-s viziton nesër zonat e prekura nga tërmeti në Turqi

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të vizitojë nesër Turqinë.

Stoltenberg pritet të takohet nesër me presidentin tutk, Rxhep Tajip Erdogan dhe ministrin e Jashtëm, Mevlut Çavuşoğlu.

Shefi i NATO-s të vizitojë gjithashtu edhe zonat e prekura nga tërmetet shkatërruese.

Përceç kësaj ai do të diskutojë me Erdoganin çështjen për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, për të bindur Ankaranë të ratifikojë pranimin e dy vendeve në Aleancë.

/albeu.com/


Shtuar 15.02.2023 15:33