Bayern Munchen fitoi 0-1 ndaj PSG-së në Paris. Pjesa e parë u dominua nga bavarezët. Kampionët e Gjermanisë goditën 2 herë në portë, ndërsa francezët asnjëherë. Protagonist për 45 minutat e para tek të besuarit e Galtier ishte Donnarumma, me pritjet e tj.
Pjesa e dytë do fillonte me gol për djemtë e Nagelsmann, do ishte Kingley Coman që do ndëshkonte ish-skuadrën e tij nga Parisi. Francezi-26 vjeçar nuk festoi, duke respektuar kështu ekipin nga ku ka dalë.
Pavarësisht se vendasit luanin me Neymar dhe Messi, e më pas edhe Mbappe që u aktivizua nga stoli, dukej një natë jo e mirë për PSG. Gjithsesi, Kylian Mbappe do ia dilte të “tundtte rrjetën”, por goli do anulohej me VAR për pozicion jashtë loje.
Bayern Munchen do e mbyllte takimin me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq për Pavard, por asgjë për t’u shqetësuar, pasi ky ekip shkon i qetë në ndeshjen e kthimit.