Aktiviteti paranormal është diçka që ndodh vetëm në kokën tuaj, ja cilat janë arsyet

Nata është natyrshëm e përshtatshme për aktivitetet paranormale. Ndërsa marrëdhënia me të është ende e mjegullt, studimet e reja tregojnë një lidhje interesante midis besimeve paranormale dhe njërit prej aktiviteteve më të rëndësishme gjatë natës për ne qeniet tokësore: gjumit.

Në një studim të ri, studiuesit zbuluan se një cilësi e dobët e gjumit, shoqërohej me besime më të forta tek fantazmat dhe demonët, tek shpirtrat që jetojnë pas vdekjes fizike, mbi aftësinë e njerëzve për të komunikuar me të vdekurit, përvoja afër vdekjes si dëshmi e një jete të përtejme dhe tek alienët që vizitojnë Tokën.

Studiuesit thonë se tek cilësia e dobësuar e gjumit, përfshihej vonesa me e madhe për të rënënë gjumë, një kohëzgjatje më e shkurtër e tij dhe shtim i simptomave të pagjumësisë. Përveç matjeve të vetë-raportuara të cilësisë së gjumit, studiuesit zbuluan se besimi se alienët e kanë vizituar Tokën, lidhet me paralizën e izoluar gjatë gjumit dhe sindromën e “shpërthimit brenda kokës”, një çrregullim i karakterizuar nga ndjesia e një zhurme të madhe apo tingullitë përplasjes brenda kafkës së një personi.

Paraliza e izoluar e gjumit – kur një person është i vetëdijshëm dhe vigjilent, por i paaftë për të lëvizur, pa simptoma të tjera të një çrregullimi të gjumit siç është narkolepsia – u shoqërua edhe me besimin se përvojat afër vdekjes, janë dëshmi e jetës që vazhdon në njëaspekt shpirtëror pas vdekjes.

“Për aq sa dimë, ky është një zbulim i ri i denjë për një shqyrtim të mëtejshëm”- shkruajnë studiuesit. Në përgjithësi këto gjetje përshtaten me studimet e mëparshme, që në mënyrë tëngjashme kanë konstatuar një lidhje midis besimeve paranormale dhe variablave të gjumit, veçanërisht paralizës gjatë gjumit.

Studiuesit e kryen studimin nëpërmjet një sondazhi në internet, me rekrutimin e 8.853 pjesëmarrësve, që të gjithë të paktën 18 vjeç e sipër, të cilët iu përgjigjën pyetjeve rreth disa çështjeve paranormale dhe mënyrës se si flenë gjumë. ”U zbulua se një nivel më i lartë i besimit paranormal lidhej me një cilësi më të dobët të gjumit, dhe kjo pavarësisht moshës dhe gjinisë”- raportojnë autorët e studimit.

Ndërsa studimi i ri mund të ndihmojë në përmirësimin e të kuptuarit tonë mbi lidhjen midis besimeve paranormale dhe variablave të gjumit, ai nuk synoi t’i jepte përgjigje pyetjes pse lidhen këto dy gjëra midis tyre. Gjithsesi, autorët ofrojnë disa spekulime për këtë.

Meqë paraliza e gjumit mund të përfshijë halucinacione vizuale dhe dëgjimore, dhe sindroma e “shpërthimeve në kokë” ka tingujt e vet të veçantë, rezultatet sugjerojnë se besimi tekekzistenca e alienëve mund të lidhet me shqetësimet e gjumit që shfaqin tinguj ose imazhe.

“Një shpjegim për këto lidhje, është se dikush që përjeton tinguj ose imazhe të lidhura me gjumin, mund ta interpretojë këtë si provë që ekzistojnë alienët ose qeniet e tjera të mbinatyrshme”- shkruajnë ata, duke shtuar se nevojiten më shumë kërkime për të testuar këtë hipotezë. / Science Alert


Shtuar 13.02.2023 23:20