Socialistët në Kuvend, opozita jashtë proteston, Rama pret kryeministrin e Bavarisë

Teksa në Kuvend po zhvillohet seanca parlamentare dhe jashtë ambienteve të Parlamentit opozita po proteston, kryeministri Edi Rama ka pritur në një takim kryeminsitrin e Shtetit të Lirë të Bavarisë Markus Söder, me të cilin firmosi edhe marrëveshje dy palëshe.

Sipas tij këto marrëveshje do t’i hapin rrugë bashkëpunimeve mes dy vendeve.

Rama: Sic e dini të gjithë thuajse 40 vjet më parë në Shqipëri erdhi kryeministri i shtetit të lirë të Bavarisë, si turist. Marrëdhënia mes shtetit të lirë të Bavarisë dhe Shqipërisë vijoi të konsolidohet edhe më pas. Në kushtet e Shqipërisë çliruar prej peshës së diktaturës, Bavaria u bë një mbështetje e vazhdueshme drejt BE. Jam shumë i kënaqur sot që na viziton pasarrdhësi i tij, kryeministri aktual i shtetit të Lirë të Bavarisë, për të ushqyer një traditë të mirë të nisur me Shqipërinë. Duhet të vinte më parë, por ndodhi pandemia, më pas më ftoi mua në Bavari në një vizitë speciale, dhe më premtoi se do vinte shumë shpejt në Shqipëri.

Marërveshja që firmosëm i hap rrugë gjërave që do të bëjmë së bashku. Bavaria është sot një shtëpi për një komunitet të rëndësishëm shqiptar. Po flisnim edhe për një revolucion dixhital, që përkon edhe me ambicien tonë. Tre gjëra do them në fund. Kryeministri ka ardhur këtu me përfaqësues të sipërmarrjes dhe dëshirën për të hapur zyrë të Bavarsë për të zhvilluar sipërmarrjen në Tiranë.

Folëm për të hapur një shtëpi të kulturës së Bavarisë në Tiranë, një ide që e pëlqeu shumë. Folëm edhe për të mbështetur më shumë të rinjtë./Albeu.com/.

 


Shtuar 13.02.2023 17:10